Bruksel | Rama: zgjedhjet e qershorit, vendimtare për vendin

Kryetari i Partisë socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim me eurokomisionerin për zgjerim në BE, Stefan Fyle. Siç njofton në faqen e tij të rrjetit social Twitter, takimi me Fylen është përqendruar në tematikën zgjedhore dhe nacionalizmin. “Me Komisionerin Fyle sapo mbaruam një bisedë shumë të vlefshme për lirinë e zgjedhjeve dhe retorikën nacionaliste”, shkruan Rama . Referuar takimeve me eurodeputetët, Rama shtoi se, “përditë rritet vemendja ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja, se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë”. “Ne jemi të vendosur të garantojmë votën e lirë dhe të udhëheqim vendin drejt BE duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacionalizmit”, përfundon Rama komentin e tij në Twitter.

Advertisement