Tiranë – PD reagon, Rama shfrytëzon aktin e Dajtit për qëllime politike

Erla Mëhilli, në emër të PD, akuzoi Edi Ramën, se “aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së katër inspektorëve të policisë, me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. “Njeriu që ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, që nuk ka asnjë kod moral e që nuk lë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodin më të lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes”, deklaroi Mëhilli. “Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jo të rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe që nga dita e premte e deri më sot çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete që vetëm mëndja e tij mund të krijojë”, Më tej, Mëhilli sqaroi se PD nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik, në respekt të të rënëve por shtoi se “nuk mundi të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbësi pa moral që ju dhunon dhe përdhos shqiptarëve ditën e zisë në vend që të kryejë detyrimet më elementare që zija kombëtare imponon për çdo njëri të qytetëruar”. Përfaqësuesja e qëndrimit zyrtar të PD, Mëhilli, komentoi deklaratën e zëdhënëses së PS, Armela Imeraj, duke iu drejtuar direkt, kryetarit të PS, Edi Rama dhe akuzuar atë se me qëndrimet e tij nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale të Dritan Dajtit. “Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qenë dhe do të mbetet zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe ne, këtë platformë ia kemi rezervuar dhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajtëve dhe ndaj cilit do kryebandit pavarësisht nga lidhjet që ti ke”, theksoi Mëhilli. “PD të deklaron ty se me gërshërët dhe forcën e ligjit do të shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që ti ke mbështetur me lejet e tua të ndërtimit”, përfundoi Mëhilli.

Advertisement