Nis sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, edicioni i 52 i Festivalit të Këngës në RTSH. 16 këngëtarë të shoqëruar live nga orkestra e Radiotelevizionit, do të interpretojnë për dy netë, ndërsa në natën e tretë, juria e përbërë nga Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Eriona Rushiti, Xhevair Spahiu dhe Bojken Lako, do të votojë për fituesin e këtij viti, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurosong.