Tiranë – KQZ nënshkruan marrëveshje me Ministrinë e Brëndëshme

Arben Ristani dhe Dëshira Subashi për KQZ dhe Bujar Nishani në emër të qeverisë kanë hedhur firmën mbi draftin i cili sipas firmëtarëve do të garantojë ecurinë e procesit zgjedhor të 28 Qershorit. Ministri i Brëndshëm Nishani tha se dikasteri i tij me firmosjen e kësaj marrëveshje merr përsipër garantimin e infrastrukturës së brëndshme të zgjedhjeve detyrime këto të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Nishani tha se strukturat që ai drejton do të garantojnë funksionimin sa më normal të ambjenteve zgjedhore dhe të numërimit të votave. “Ministria e Brëndshme, tha Nishani, do të vazhdojë angazhimin maksimal për garantimin e një procesi zgjedhor me standarte europiane. Në fjalën e tij kreu i KQZ, Ristani, tha se bashkëpunimi me qeverinë ka qënë i ngushtë dhe frytdhënës. “Bashkëpunimi me Ministrinë e Financave për buxhetin e KQZ, me Ministrinë e Brëndshme për regjistrin elektronik dhe me prefektet për zyrat rajonale të KQZ kanë qënë disa nga bashkëpunimet e ngushta me qeverinë”, perfundoi Ristani. Shqiptarët do të votojnë më 28 Qershor për të zgjedhur deputetët e rinj të parlamentit.

Advertisement