Tiranë – Izolohet rasti i parë i malaries në vend

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli dhe drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino, kanë konfirmuar se një person i prekur nga malaria ndodhet i shtruar në Shërbimin e Infektivit në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një person me nënshtetësi britanike, i cili prej tre vjetësh punon në Tiranë për një organizatë jofitimprurëse, është shtruar në shërbimin e infektivit. Mosha e pacientit është rreth 40 vjec. I sëmuri udhëton shpesh jashtë vendit dhe mendohet që virusi i malaries të jetë importuar nga vendet e Afrikës. Aktualisht, britaniku që punon prej tre vjetësh në Shqipëri, është izoluar pranë këtij shërbimi, ku po merr edhe trajtimin përkatës.

Advertisement