Tiranë – JCR vlerëson BKT

Në të njëjtën kohë, JCR Eurasia Rating ka vlerësuar Republikën e Shqipërisë me notën ‘BB’ në terma aftagjatë. Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë “të qëndrueshme”. JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda një tregu vendas dhe tregon që BKT është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri. JCR-ER ka vërejtur se BKT është institucioni i dytë më i madh bankar në Shqipëri, me një nivel të lartë likuiditeti. Struktura e saj e depozitave përbëhet nga depozita me terma afatgjatë dhe llogari individuale depozitash. Me gjithë zhvillimet negative në këtë sektor, BKT ka arritur të rrisë bindshëm kuotën e aseteve me 15,39 % krahasuar me vitin e kaluar. JCR-ER thekson gjithashtu se rezultatet e tremujorit të parë 2010 janë në përputhje me të gjitha planet e menaxhimit. Ky vlerësim bëhet menjëherë pasi BKT fitoi çmimet si “Banka më e mirë për vitin 2009 në Shqipëri” dhe “Banka më e mirë në Evropën Juglindore”, çmime këto të dhëna nga revista angleze Finance Central Europe.

Advertisement