Tiranë – QSUT krijon ambjent të vecantë për grevistët

Sipas një urdhri të lëshuar nga drejtori i QSUT, Ilir Dashi në pavionin infektiv është krijuar dhe një ambient të veçantë ku do të priten të gjitha rastet, me shtretër ekzaminues dhe më pas hospitalizues. Të gjithë personat, të cilët do të transportohen nga çadrat e grevës së urisë drejt QSUT-së, do të priten në këtë ambient për të marrë ndihmën e parë. “Detyrat për shefat e pavijoneve do të fillojnë nga Departamenti i Laboratorit dhe Imazherisë që të marrin masat për t’ju përgjigjur çdo kërkese, për ekzaminime gjatë 24-orëve. Shërbimet e Sëmundjeve të Brendshme, Shërbimet e Kirurgjisë, Shërbimi i Mjekësisë Interne dhe Shërbimi Infektivit, do të rezervojnë shtretër për çdo pavijon, në funksion të grevës”, thuhet në urdhrin e drejtorisë së QSUT-së, duke shtuar se shefat e Shërbimeve duhet të sigurojnë urgjentisht prezencën e personelit shtesë, përfshirë mjekë, kryeinfermierë, infermierë. Deri tani në pavionin e Infektivit kanë marrë ndihmë mjekësore 5 grevistë të opozitës. Rasti më i fundit u nis sot drejt QSUT pasi paraqiti komplikacione në shëndet.

Advertisement