Tiranë | Ismail Kadare feston 78 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 78 vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor, Kadare ka vendosur të botojë për herë të parë romanin e shkruar kur ishte vetëm 22 vjeç. “Mjegullat e Tiranës”, pritet të dalë në treg për pak ditë nga shtëpia botuese “Onufri”. Romani që për 56 vite ka qëndruar në sirtaret e Kadaresë, është një histori dashurie mes dy studenëve në Tiranë. “Mjegullat e Tiranës” ëshë shkruar në vitin 1958, në kohën kur Ismail Kadare ka qënë student në Fakultetin e Tiranës. Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është autor i disa romaneve të konsideruara si legjendë në letërsinë shqipe si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i përkthyer të paktën në tetë gjuhë të botës, “Muzgu i perendive të stepës”, “Koncert në fund të dimrit”, por edhe i një serie poezish, përmbledhjesh, novelash, esesh, etj. Kadare është nderuar me titullin e larte “Nderi i Kombit”, ndërsa bën pjesë në Akademinë Franceze, ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie dhe Akademinë e Berlinit. Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale. Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 40 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar. Është fakt që Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60.

Advertisement