Tiranë | Komisioni i Ligjeve ratifikon traktatin për Tregtinë e Armëve

Rregullimi i tregtisë ndërkombëtare të armëve konvencionale është qëllimi i një traktati shumëpalësh “për tregtinë e armëve”, i ratifikuar nga komisioni i Ligjeve. Përfaqësuesi i ministrisë së Mbrojtjes, Herald Jonuzaj në shpjegimet e dhëna para deputetëve tha se traktati është shumëpalësh dhe ka për qëllim të rregullojë tregtinë ndërkombëtare të armëve konvencionale, siguron vlerësimin e transferimit të armëve dhe masat për të parandaluar devijimin e armëve konvencionale nga shtetet importuese dhe eksportuese dhe rrit transparencën në tregtinë e armëve duke inkurajuar mbajtjen e të dhënave dhe raportimin te Sekretariati dhe te palët e tjera shtetërore. TTA-ja krijon standarde për transfertat e armëve konvencionale dhe kërkon që shtetet palë të kontrollojnë të gjitha eksportet e armëve për të siguruar që armët konvencionale dhe municionet nuk do të përdoren, midis të tjerash, në kundërshtim me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, si dhe në respektim të të drejtave të njeriut.

Advertisement