Tiranë | LSI kërkon interpelancë me Ministren e Arsimit, probleme në shkollat e minoritetit grek

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, kërkoi sot interpelancë me ministren e Arsimit, Lindita Nikolli, për problematikën sipas tij të trashëguar që haset në shkollat e minoritetit grek në vendin tonë. Me anë të një deklaratë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, Tavo i bëri thirrje qeverisë të përmbushë nevojat e shkollave në shkollat Frashtan, Jorgucat, Bularat , Finiq, Mesopotam e Livadhja, me bazë materiale, në funksion të mësimdhënies normale. Siç bëri të ditur Tavo, “nga 2680 tekste mësimore që nevojiten, kanë ardhur vetëm 367 prej tyre dhe për pasojë 1010 nxënës, prej të cilëve 200 në arsimin e mesën, zhvillojnë mësim në mungesë të teksteve”. Sipas tij, “kjo situatë problematike nuk ndihmon aspak në qëllimin madhor të vendit tonë, integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare, por edhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, si objektiv madhor i koalicionit të maxhorancës për Shqipërinë Evropiane”.

Advertisement