Tiranë – INSTAT, inflacioni në 2,2%

Sipas Institutit të Statistikave gjatë muajit korrik inflacioni arriti në 2.2 %, duke shënuar një një rënie prej 1.5 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. “Indeksi i grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënoi një ulje prej 2%. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 11 % konstatohet në grupin e zarzavateve përfshirë këtu patatet. Ulje cmimesh vërehen edhe në grupin e frutave në masën 6.4%, vajrat dhe yndyrat në 0.3% , bukë e drithra 0.5% etj. ” shpjegon specialistja e INSTAT, Hazbie Bunguri. INSTAT ka konstatuar rënie të cmimeve dhe në grupin veshje, këpucë si dhe në transport. Kjo edhe pse gjatë muajit korrik çmimi i naftës shënon një rritje prej 1.4% dhe çmimi i benzinës është rritur me 2.1%. Rritje kanë pësuar edhe grupi i cmimevve në grupin pije alkoolike , duhan si dhe në grupin shëndeti, ku konstatihet shtrenjtimi i medikamenteve dhe produkteve të tjera farmaceutike me 1.3%.

Advertisement