Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike për kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK. Demokratët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriat Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin, por Kushetetuesja e ka rrëzuar këtë kërkesë, ndërsa ka vendosur që ta shqyrtojë në themel aktin. Përfaqësuesi i PD, Eduard Halimi u shpreh se, kërojmë që pronat e ligjshme të mos preken pa një vendim gjyqësor korrekt. “Gjykata na komunikoi se ka marrë vendim pa praninë e palëve, por kemi besim plotë se gjykata dhe nga debatet e ka të qartë se ky akt normativ për prishjen e ndërtimeve të ligjshme është kryekëput anti-kushtetues”, tha Halimi. Në vendimin e qeverisë thuhet se, “Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.