Tiranë | Këshilltari i Kryeministrit dekorohet nga Presidenti i Austrisë

Këshilltari i Kryeministrit tё Shqipёrisё pёr diplomacinё kulturore, Fate Velaj, është nderuar me dekoratën e lartë “Goldenes Ehrenzeichen” (Kryqi i Kalorësit të Shkallës I ), e akorduar prej Presidentit tё Austrisё Heinz Fischer. Dekorata iu dorёzua mbrëmë nga ambasadori austriak nё Tiranё, Thomas Schnöll. Lajmin e konfirmoi Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook. Rama vlerëson se “me kёtё gjest, Shkёlqesia e Tij Presidenti i Austrisё, Heinz Fischer, çmoi lart aktivitetin origjinal kulturor, artistik e diplomatik tё Fate Velajt, si qytetar shqiptar e austriak njёkohёsisht”.

Advertisement