Tiranë | Doda reagon ndaj dorëheqjes së tri grave deputete

Dorëheqja nga mandati i deputetit i tre grave deputete solli reagimin e ashpër të deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda, kryetare e Aleancës së Grave Deputete. “Janë tre gra deputete që po u mohohet sot e drejta që të jenë pjesë e parlamentit , nuk mjafton të bëni ligje në mbrojtje të të drejtave të tye, por dhe t’i dilni krah tyre. Mos u bëni palë e dhunuesve, por gratë të ndërmarrin aksione konkrete”, deklaroi Doda. Në reagimin e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e konsideroi deklaratën e deputetes demokrate si “propagandë për qëllime politike dhe dizinformim të opinionit publik”. “Nuk është kjo mënyra për të bërë protagonizëm politik”, iu drejtua kryeparlamentari Meta znj. Doda.

Advertisement