Tiranë | Diskutohet në komisione pr/buxheti 2012

komisioni-i-ligjeve

Opozita nuk ka pranuar të votojë në parim propozimin ekonomik të qeverisë demokrate për 12 muajt e ardhshëm. Kështu, në Komisionin Kuvendor të Ligjeve, projekt/buxheti 2012 është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita ka refuzuar votimin. “Buxheti është i dështuar, të ardhurat për vendorët janë më ulta se një vit më parë”, tha socialisti Bashkim Fino, anëtar i komisionit. Ndërsa, në komisionin e ekonomisë, të majtët janë larguar pasi kanë replikuar me deputetët demokratë lidhur me programin ekonomik të 2012-tës. “Diskutimi të bëhet në nivel politik”, tha deputetja socialiste Mimi Kodheli, që në fillim të mbledhjes së komisionit. Kodheli ka kërkuar drejtues politikë të ministrisë së financave. Kjo ka bërë që mbledhja të shtyhet për orët e pasdites.

Advertisement