Tiranë | Çipa: Treguesit e punës policore, rritje pozitive

U zhvillua sot në Tiranë, analiza e Policisë së Tiranës, për punën e bërë në vitin 2013. Duke prezantuar raportin e analizës, drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa tha se, “treguesit e punës policore kanë pasur rritje progresive, krahasuar me vitin 2012 dhe kjo, është më evidente në tremujorin e katërt të 2013 si rjedhojë e ndryshimeve strukturore në polici dhe kontrollit e adiministrimit më të mirë të territorit. Sipas tij, në vitin 2013 është marrë dijeni nga polica dhe janë referuar në prokurori 8804 vepra penale dhe janë zbuluar 83 përqind e tyre. Krahasuar me vitin 2012 janë referuar 865 raste më tepër, ku rritja e numrit të vepra penale evidentohet kryesisht në krimet financiare, narkotike dhe ato në fushën e qarkullimit rrugor, theksoi Çipa, duke shtuar se, është përmirësuar bashkëpunimi i policisë me organet ligjzbatuese dhe prokuroprinë. Kreu i Policisë së Tiranës, Çipa, duke vënë në dukje arritjet e shënuara në luftën kundër krimit, deklaroi se, janë realizuar 123 operacione policore, 34 prej tyre në tre mujorin e fundit të 2013. Si operacione të suksesshme ai përmendi operacionin e koduar “Fundi i marrëzisë”, organizuar së fundmi në kuadër të luftës kundër lojrave të fatit të paligjshme, operacionin “Ikonat” , “Zhdoganimi i remë, operacionin e koduar “Cez Shpërndarja” etj. Sa i takon luftës kundër narkotikëve, Çipa tha se, janë referuar 616 çështje dhe proceduar 615 autorë ose janë evidentuar 89 vepra penale më tepër dhe 67 autorë të proceduar më shumë se në vitin 2012. Gjatë raportimit, Çipa theksoi uljen e numrit të vrasjeve si dhe të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda veçanërisht në tre muajt e fundit të 2013. Në përfundim të fjalës së tij, Çipa shprehu angazhimin për përmirësimin e mëtejshëm të performancës së shërbimit policor, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Advertisement