Tiranë – Berisha, nuk diskutohet vendimi i gjykatave

Ky është komenti që ka bërë sot kryeministri për grevën pesë ditore të Partisë Socialiste. Deklarata e kreut të qeverisë është bërë gjatë homazheve për 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kryeministri Berisha ka vlerësuar dhe anën njerëzore të grevës duke deklaruar se “shpreh ndjeshmërinë time për grevistët, është e drejta e tyre të protestojnë” . Në këtë mënyrë Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur linjën e mëparshme duke mos treguar asnjë shenjë kompromisi, apo dhe nisje negociatash mes palëve.

Advertisement