Shqipëri – Moti sot, 5 Maj 2010

Në mesditë do të kemi më tepër kthjellime, por vranësirat do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbeten zonat malore verilindore-juglindore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, i gjithë territori shqiptar do të jetë me vranësira. Temperaturat e ajrit do të rriten me 4-5 gradë në vlerat e mëngjesit, po ashtu edhe mesdita do të sjelle rritje të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtim kryesisht juglindor dhe për pasojë, deti do të ketë dallgëzim të ulët.

Advertisement