Tiranë – Berisha premton rritje pagash dhe pensionesh

Në kuadër të reformës në shendetësi, Berisha theksoi se duhen zgjeruar hapësirat publike dhe private për shërbimet jetike për shqiptarët. Me këtë reformë, kryeministri theksoi se do t’i jepet fund spekulimit të paskrupullt të importuesve të ilaceve. Kryeministri premtoi në mbledhjen e qeverisë edhe rritjen e pagave dhe pensioneve, pavarësisht vështirësive ekonomike në botë, duke theksuar se rritjen më të madhe do ta kenë personat që kanë paga dhe pensione më të ulëta.

Advertisement