Një fakt të tillë e ka deklaruar ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë “Plotësimi i Standardeve Ndërkombëtare dhe Sfidat e Shqipërisë në Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore”. Sipas tij, është shtuar personeli i policisë vetëm për trafikimin, sikundër është nënshkruar edhe një marrëveshje me prokurorinë në këtë kuadër. Ndër të tjera, ai përmendi si arritje të qeverise në ndërmarrjen e kësaj lufte, edhe trajnimin e strukturave përkatëse të zbatimit të ligjit, dukë shënuar kështu rezultate të dukshme. “Në 2009-ën ka pasur ndryshime thelbësore në kuadrin ligjor të këtij fenomeni. Ndërsa me ligjin e ri goditen edhe pasuritë e trafikantëve”, theksoi ai.