Shqipëri – Moti sot, 30 Mars 2010

Orët e mesditës pritet të sjellin kthjellime në Veri dhe Qendër të vendit ndërsa Jugu do të mbetet me vranësira kalimtare. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin shqiptar, më të dendura do të jenë në zonat malore të vendit duke bërë që në mesnatë të gjenerohen shira me intensitet të ulet, si fillim në veri e më pas duke u shtrirë në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë ne mëngjes ndërsa mesdita parashihet të ruajë vlera konstante te temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e forte ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të arrije 3 ballë. Europa Jugperëndimore, Ishujt Britanike dhe vendet Skandinave do të mbeten me shira të konsiderueshëm të shoqëruara nga stuhi të forta ere dhe shkarkesa rrufesh. E rrezikua nga reshjet shiut dhe stuhi me rrufe do të jetë një pjese e rajonit te Mesdheut, kryesisht shteti Italian ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement