Tiny Harris ka kërkuar divorcin ndaj reperit të njohur T.I. pas 6 vitesh martesë.

Çifti ka qenë i martuar që prej vitit 2010, por thuhet se tashmë i janë drejtuar gjykatës në fillim të muajit dhjetor. Ata kanë tre fëmijë bashkë, King, 12 vjeç; Major, 8; dhe Heiress, 9 muajshe.  Tiny ka një vajzë, Zonnique Pullins, nga një marrëdhënie e mëparshme dhe T.I. ka tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme, Domani, Mesia dhe Deyjah.

Advertisement

Për herë të parë thashethemet mbi divorcin kanë qarkulluar  në muajin gusht, edhe pse të afërm pranë çiftit janë shprehur se nuk do të kishte një ndarje. “Për ta familja është mbi gjithçka”,- është shprehur një burim.

Sipas mediave, tashmë Tiny ka marrë një apartament të ri në të cilin do të jetojë bashkë me fëmijët. Çifti ka kaluar një periudhë të vështirë prej disa muajsh, sidomos pas publikimit të disa fotografive të reperit përkrah këngëtares Mariah Carey dhe Floyd Mayweather. Duket se Tiny është ndikuar shumë nga prezenca e këngëtares në ato fotografi. Ende nuk ka një konfirmim nëse T.I e ka pranuar divorcin.