Victoria Beckham është ndër personazhet që do të nderohen këtë vit nga mbretëresha për kontributin dhe shërbimet në fushën  e modës dhe bamirësisë.

Rreth 13 vite më parë ka qenë bashkëshorti i saj ai që është nderuar me një çmim të tillë dhe tani duket se Victoria do të ndjekë në famë futbollistin e njohur. David e ruan si një kujtim të vyer atë moment.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Burime të afërta me familjen janë shprehur se Victoria ndihej shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë vlerësim. Familja Beckham është shpërngulur në Maldive për të kaluar festat e fundvitit.  Ish-këngëtarja e “Spice Girls” ndihet shumë e emocionuar që do të marrë “Urdhrin e Nderit të Perandorisë Britanike” për punën e saj gjatë gjithë këtij viti nga vetë mbretëresha.