Ai është një nga ikonat e modës dhe një nga njerëzit më me influencë me markën e ti, tre ngjyrëshe, Tommy Hilfiger. Por si mund te jetë nga brenda shtëpia e njeriut që sot veshë gjithë botën?

E gjendur në zemër të Nju Jork-ut, ajo është një nga shtëpitë më magjika, pozicionuar në katin e fundit të Plaza Hotel dhe një arredim që sigurisht do t’i mahnisë të gjithë, duke qenë se mendja pas saj është e vet dizajnerit, Tommy-t.

Advertisement

Vlera e shtëpisë shkon plot 50 milionë dollar, e frikshme! Por, parë nga video (e gjeni më poshtë), ajo klasifikohet si një nga vendet më të mrekullueshme, ku guru-ja i modës ka jetuar për plot dhjetë vite me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

E veçanta e këtij apartamenti me sipërfaqje 6,000 m2, është kupola e saj që gjendet pranë ballkonit me pamje nga parku i NY dhe sigurisht si vendi që u organizuan disa nga festat më të çmendura të Hollivud.

Epo nëse jua mban xhepi, mos u mendoni dy herë themi ne. 😛