S’ka shumë kohë që ka dal në treg iPhone X, dhe kritikat kanë qenë të shumta…

Shumë e kritikojnë për mungesën e risive dhe shumë të tjerë për pamjen, por Samsung ka ditur se si t’i përmbledhë të gjitha problematikat e iPhone në 10 vite, në një spot tallës. Reklama e Samsung fillon me premierën e daljes në treg të iPhone në 2007, duke treguar një fans të eksituar që i thotë shokëve, “Gjeje çfarë kam blerë?”.

Advertisement

Por, gjatë viteve, pronari i iPhone përjeton një zhgënjim të madh me mungesën e përmirësimit, rrezikun e dëmtimeve nëse është në kontakt me ujin, dhe heqjen e vrimës së audios për kufjet e iPhone 7. Reklama gjithashtu tregon edhe format origjinale të smartfonit, me gjithë cilësitë e tjera. Në fund, pronari i iPhone e ndërron celularin e tij me një Samsung të ri Galaxy Note 8, dhe i del përballë fansave të iPhone me një buzëqeshje në fytyrë.