E trishtë, ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Në qershor të këtij viti ai festoi edhe 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike duke vënë në skenë shfaqjen e tij të fundit “Arturo Ui”.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është konsideruar si një humbje e madhe për artin shqiptar.

Advertisement

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën në moshën 52-vjeçare profesori dhe regjisori i njohur nga Kosova, Bekim Lumi. Prej dy vitesh ai po luftonte me një sëmundje të rëndë,e cila sot i mori jetën.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur dhimbjen e madhe që ndjen për humbjen e mikut të tij.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. HTH”, shkruan Thaçi në postimin e tij në Facebook.

Humbja e parakohshme e profesorit dhe regjisorit të njohur ka prekur edhe këngëtaren Rona Nishliu, e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të tij, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë prekëse.

“Mirupafshim Bekë! Jam e lumtur që të njoha personalisht, qysh në fillimet e mia në gazetari, kur ti ishe magjiku i natës në ‘Radio +’. Fat që mësova dhe u inspirova nga ti. Ishte bukur me jetu në kohën tande. Vullneti, përkushtimi, përgjegjësia, puna kolosale janë thjesht rezultat i dashurisë tënde për artin. Nuk besoj që do t’më mjaftoj kujtimi për ty, por ikja jote nuk është e përjetshme, Ti je i përjetshëm Bekë. Të dua shumë ”, shkruan Rona.