“The Social Dilemma” dokumentari që mori vëmendje të madhe nga shikuesit

“The Social Dilemma”, dokumentari i publikuar në Netflix para ca ditësh ka marrë vëmendjen të madhe nga shikuesit.

Fjala është për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”.

Advertisement

Realizimi i tij pasqyron se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona, dhe si rrjetet sociale po ndikojnë në jetën tonë, shkruan Anabelmagazine.

“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre”.

Ekspertë që punuan për krijimin e ndërmarrjeve të mëdha përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, janë paraqitur në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.

“Ajo që unë dua nga njerëzit është të dinë se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet. Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes”, thuhet në trilerin e këtij dokumentari.

Prej një kohe mjaftë të shkurtër arriti të jetë mjaftë i shikuar dhe i komentuar mjaftë shumë.

“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma”, “The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix”.

Kishte dhe nga ata që e mendonin të tepërt për t’u klikuar: “Mos e shikoni…ankth i menjëhershëm. Jam gati të hedh telefonin!”, “Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”