Grupi farmaceutik “AstraZeneca” njoftoi sot një pezullim të përkohshëm global të provave klinike të vaksinës së saj eksperimentale kundër COVID-19, pas shfaqjes së një sëmundjeje të pashpjegueshme tek një prej vullnetarëve.

“Në kuadër të provave klinike të rastësishme globale të vaksinës kundër koronavirusit nga Universitetit i Oxfordit, procesi ynë normal i vlerësimit pati një reagim të pashpjegueshëm dhe ne bëmë vullnetarisht një ndalim të vaksinimeve për të mundësuar një vlerësim të sigurisë nga një komitet i pavarur”, deklaroi shoqëria, partner industrial i Oxford, në një komunikatë.
Kjo u njoftua nga kompania, duke nënvizuar se ndalimi është një veprim rutinë që miratohet gjatë testeve në rast të një reagimi të pashpjegueshëm.
“Kjo, për të siguruar integritetin e procesit të testimit”, shpjegon AstraZeneca.