”Letter To You” albumi i ri i Bruce Springsteen

Më 23 tetor del ”Letter To You”, albumi i ri nga Bruce Springsteen, i publikuar së bashku me ”E Street Band”.

”Letter To You” është albumi i njëzetë i artistit dhe u regjistrua në shtëpinë e tij. Ai do të përmbajë 12 këngë.

Advertisement

“E dashuroj thelbin prekës të ‘Letter To You’. E adhuroj tingullin e grupit ‘E Street Band’ që luan plotësisht live në studio, në një mënyrë që nuk e kemi bërë kurrë më parë, pra pa modifikime”, theksoi Springsteen.

”Ne e bëmë albumin në vetëm pesë ditë dhe ajo që doli prej tij është një nga përvojat më të mira të regjistrimit që kam pasur ndonjëherë”, shtoi ai.

Albumi përmban 9 këngë të shkruara së fundmi nga Springsteen dhe 3 kompozime të papublikuara më parë nga vitet ’70.