“The Rock” tregon momentin më tronditës të jets së tij

Dy javë më parë, ai u bë baba për herë të tretë e gjithashtu zbuloi të vërtetën tronditëse të jetës së tij ku ka parë mamanë teksa tentonte të vetëvritej.

Duket se Dwayne Johnson në jetën reale nuk ka asgjë të ngjashme me ‘The Rock’ dhe është shumë i lumtur për këtë fakt. Në një intervistë të dhënë së fundmi aktori dhe ylli i “WWE” ka rrëfyer se kur ishte i ri vuante nga depresioni.

Advertisement

Ai u shpreh se është e rëndësishme për të gjithë të rinjtë që të flasin për gjendjen e tyre të brendshme dhe nëse janë në depresion ta ndajnë vuajtjen e tyre me njerëzit e zemrës.

46-vjeçari shtoi se edhe ai e ka kaluar një fazë të tillë në rininë e tij. Ai tha se depresioni nuk diskriminon, nuk ka rëndësi nëse je i pasur, i varfër, i famshëm apo njeri i thjeshtë, nuk ka rëndësi as gjinia apo raca, të gjithë kalojnë një apo më shumë periudha depresive në jetën e tyre.