Pasi u ribashkuan, The Weeknd dhe Bella ndahen sërish. Këtë herë për faj të Selenës

Ribashkimi i The Weekend me modelen e njohur Bella Hadid ishte një lajm i papritur që ka lumturuar shumë fansa të çiftit. 

Por, mesa duket The Weekend, është kapur mat nga modelja me dashurinë e tij të vjetër, Selena Gomez-in.

Advertisement

Edhe pse u duk sikur gjithçka mori fund mes Selenës dhe Yllit të muzikës, The weekend ka bërë diçka që asnjë femër nuk do e pëlqente.

Bella i gjeti këngëtarit, pas bashkimit, disa foto të Selenës në celularin e tij, këto informacione janë bërë publike nga “Hollywoodlife”.

“Bella zbuloi disa foto seksi të Selenës në telefonin e tij dhe u inatos. Abel tha se ajo i përkiste të kaluarës, por Bella e akuzoi atë se dëshironte të kthehet me Selenën. Pas një debati të madh, ai fshiu çdo foto nga telefoni i tij”, tregon burimi për “Hollywoodlife”.

Gjithsesi akoma nuk është thënë asgjë nëse dyshja Abel-Bella janë ndarë, apo thjeshtë kanë kaluar një tjetër konflikt.