Tashmë jemi mësuar që shumë personazhe të njohur e shfaqin hapur mendimin e tyre kritik për një tjetër personazh, gjë që ndonjëherë ka sjellë dhe debate të vazhdueshme ndërmjet tyre.
Një prej këtyre personazheve, që nuk stepen të shprehin atë që mendojnë, është Sara Kapo, e cila këtë herë është “kapur” me fotomodelen, Endi Demneri.
Ditën e djeshme, e ftuara e radhës e Rudina Magjistarit ka qenë pikësirsht Endi, e cila ndër të tjera ka folur edhe për pasionin që ka për pikturën. Madje e shoqëruar nga kamerat e emisionit, u shfqaq teksa po punonte në telajo, në shkollën e saj. “Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin”,– ka rrëfyer ajo.
Por e vërteta qenka ndryshe dhe këtë e zbuloi Sara Kapo me anë të një reagimi në Instastory. “Nuk e di me çfarë guximi këto FOTOmodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!”,– ka shkruar ajo në postimin e saj.
Nga ana tjetër Endi nuk ka dhënë ende asnjë reagim lidhur kritikën e hapur të Sarës.