Çiljeta dhe Albani festojnë 2-vjetorin e lidhjes! (FOTO)

Lidhja e Çiljetës me portjerin e kombëtares, Alban Hoxha, ka qenë ndër më të përfolurat e showbizit shqiptar, pavarësisht se çifti ka preferuar të mos flasë shumë për marrëdhënien e tyre.

Para disa ditësh, Çiljeta dhe Albani kanë festuar 2-vjetorin e lidhjes dhe ka qenë këngëtarja, që me anë të disa postimeve në story-n e WhatsApp ka zbuluar fotografitë e festës intime. Çifti ka zgjedhur ta festojë me një tortë në formë zemre përvjetorin e lidhjes së tyre, mbi të cilën qëndron fotografia e tyre.

Advertisement

Ata duken shumë bukur bashkë dhe mund ta themi me plot gojën që janë një nga çiftet më të bukura të showbizit.

/darling.al/