“Termometri do shkojë -10 gradë në këtë zonë”, sinoptikania: Nga java tjetër erë e ftohtë, ngrica e temperatura shumë të ulëta. Ja kur pritet borë në Tiranë…

Sinoptikania Lajda Porja ka dhënë sot parashikimin e motit për muajin shkurt që sjell temperatura të ulëta, erë të ftohtë e ngrica.

Ajo tha se temperaturat janë shumë të ulëta, ku rekordin e ditës së sotme -5 Bulqiza, -3, -4 qarku i Dibrës, ndërkohë pak më të larta, por në vlera negative është zona e Juglindjes -1,-2 Korça dhe Erseka. Reshjet e dëborës kanë qenë të dendura mbrëmë gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit ku kryesisht Bulqiza, krahina e Martaneshit, Qafa e Buallit, kanë qenë më problematike. Më pak problematika në qytete si Korça dhe Erseka. Ka pasur përmirësim të dukshëm dhe aktualisht jemi në një mot të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Advertisement

Pas mesnate do të ketë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në gjithë zonën malore që nga Bajram Curri deri poshtë në Juglindje në Ersekë, do përfshihen sonte gjatë natës dhe ditën e shtunë. Dita e shtunë do ketë herë pas here ndërprerje dhe pakësim apo intensitet më të ulët, megjithatë do mbeten prezente.

Temperaturat e ajrit në ultësirën Perëndimore janë relativisht të larta, çka bën që dëbora të mbetet vetëm në zonat malore dhe të mos kemi dëborë në qytete ku jemi mësuar që ka situata të tilla, Kruja apo Elbasani, por do jenë kryesisht reshje shiu.