Ngjarje e rëndë në Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut”!

Shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00, por fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet, mbikalimi është shembur pjesërisht.

Advertisement

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.