Tërmeti 7.4 ballë në Turqinë jugore, USGS: Numri i viktimave mund të arrijë deri në 10 mijë, dëmet ekonomike parashikohen mbi 10 mld dollarë!

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e kësaj të hëne mund të arrijë deri në 10 mijë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të forta dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.

Advertisement

“Popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve, megjithëse ekzistojnë disa struktura rezistente”, thuhet nga USGS.

Raporti vlerëson gjithashtu se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë.

Deri më tani, më shumë se 500 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri, ndërsa të lënduar kanë mbetur mbi 3 mijë.