Tërmeti me qindra viktima në Turqi, Begaj: Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre!

Në vazhdën e reagimeve lidhur me tërmetin e rënë gjatë natës në Turqi ka reaguar presidemti i Republikës Bajram Begaj.

”Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan presidenti Begaj në reagimin e tij në rrjete sociale.

Advertisement

Po ashtu ka reaguar edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila nw mesazhin e saj shkruan: “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk. Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës!”