Telashet për Johnny Depp nuk kanë të sosur, paditet dhe nga ish-truprojat

Pas telasheve ekonomike të lidhura me divorcin nga Amber Heard dhe pas mashtrimit me miliona nga ish-agjensia e tij “The Management Group”, tani Johnny Depp është paditur nga dy ish-truprojat e tij, të cilët e akuzojnë për mospagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar dhe “ambient pune toksik”.

Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, të cilët punuan për Depp deri në vitin 2016, detyroheshin të bënin shpesh rolin e dadove, të punonin si shoferë për të gjithë familjen dhe të mbronin yllin e kinemasë nga veset e tij.

Advertisement

Në padi, Arreola dhe Sanchez deklaruan se Depp u kërkonte atyre të drejtonin makina të cilat përmbanin substanca të ndaluara apo të bënin rolin e dadove për djalin e tij 16-vjeçar, të cilit duhet t’i plotësonin të gjitha tekat.

Gjithashtu, në pagë mungonin orët shtesë, ushqimi dhe pushimet që i takonin atyre me ligj. Tani, që të dy, kërkojnë shumën e orëve të punës jashtë orarit, paratë e ushqimit dhe ditët e pushimit të papaguara.