Pak kohë më parë disa foto të Kim Kardashian pushtuan internetin, duke na hedhur poshtë imazhin e një vajze perfekte që ishte prezantuar tek ne. Fotografitë e 36- vjeçares me të pasmet e saj me shumë celulit ishin një e “vërtetë e hidhur” që na u servir nga paparacët. Por për herë të parë pas disa kohësh, ka ardhur dhe reagimi i bukuroshes Kim Kardashian. Ajo është shprehur se ka qenë e vetëdijshme se nuk kanë qenë ditët e saj më të mira, por tregoi se ishte e bindur se ato foto janë përpunuar me qëllim me fotoshop për t’i bërë keq asaj.

“Po shihja kudo foto të tmerrshme të miat gjatë udhëtimit në Meksikë, por janë totalisht të fotoshopuara. Sigurisht, as unë nuk isha në formën time më të mirë, nuk isha ushtruar për 12 javë dhe sapo kisha dalë nga 2 operacione në mitër”, u shpreh Kim. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” është shndërruar prej kohësh në një simbol të modës, e cila në çdo dalje të saj publike na mahnitur me look-un e saj, dhe nuk përjashtohet mundësia që disa persona kanë pasur qëllime dashakeqëse kur kanë publikuar foto të tilla.

Advertisement