Lajmi se Kastro Zizo do fejohej ditën e djeshme, na gëzoi, por edhe na habiti në të njëjtën kohë!

Teksa të gjithë miqtë e kolegët e Kastros kishin shkuar në një resort në periferi të Tiranës për drekën e fejesës së tij, siç këngëtari i kishte njoftuar me një mesazh në WhatsApp, ai e anulloi fejesën duke i shokuar të gjithë.

Por, mesa duket të gjithë të ftuarit kanë rënë në “kurthin” e një personi që i ka vjedhur WhatssApp-in Kastros. Këtë fakt na e ka vërtetuar vetë Kastro me një Instastory të postuar së fundmi, pak orë pasi lajmi se ai kishte anulluar fejesën bëri bujë.

“Miq, WhatsApp-i im ka qenë i hakëruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar as në plan s’e kam. Faleminderit dhe ndjesë sërish”, shkruan Kastro.