Mund ta themi pa frikë se viti 2017, ishte padyshim viti i dasmave VIP!
Dhe jo dasma dosido, por madhështore, nga ato që do të mbahen mend gjatë në memorien e publikut. Përpos dasmave, këtë vit kishim dhe shumë ndarje VIP. Nisur nga Jonida Maliqi, Klauda Pepa dhe Albni Nako, për ta mbyllur me Era Istrefin me Faton Shoshin, raporton radionrg.al.
Advertisement[the_ad id="69159"]
Ky ishte gjithashtu dhe viti i këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila përveç këngëve të suksesshme, këtë vit shkëlqeu me prezantimin e MTV EMA 2017.
Ja disa nga ngjarjet më të përfolura të vitit 2017:
- Tuna dhe Patris Berisha bëhen prindër për herë të parë në maj të 2017. Tuna e bëri publike shtatzëninë e saj kur ishte pjesmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” dhe në atë periudhë nuk kishte shumë që ishte ndarë nga Cozman. Kjo bëri që publiku të aludonte shumë për babain e fëmijës që Tuna mbante në bark, deri në momentin që ajo publikoi foto të familjes së lumtur: Patris-Tuna-Tian.
- Gjithashtu dhe reperi Majk me Majlindën bëhen prindër për herë të parë, të një djali që e quajtën Roan. Në fillim u përfol gjatë nëse Roan ishte djali i Majk, pasi ai nuk e pranonte, deri në momentin që Majlinda lindi dhe ndoshta një test ADN-je e bindi Majk që ishte babai i vogëlushit. Tani Majk poston shpesh foto me Roan.
- Nga ana tjetër, Jonida Maliqi u nda pas 17 vitesh lidhje me bashkëshortin, Genti në qershor të 2017-ës. Dhe pse Jonida nuk ka folur shumë për këtë ngjarje, ajo ka pranuar ndarjen. Ata kanë një djalë që quhet Dani dhe duket se vëmendja e këngëtares tani është e gjitha te djali i saj.
- Një tjetër ndarje e bujshme ishte ajo e dy balerinëve, Albi Nakos dhe Klaudia Pepës. Ndarja e tyre u përfol gjatë disa muaj më parë, por ata e konfirmuan atë në korrik të këtij viti që po lëmë pas. Albi dhe Klaudia u përfolën gjithashtu dhe për marrëndënien e tyre pas ndarjes, ku nëpërmjet një video mesazhi që balerina bëri për Albin, e quajti “vëlla”.
- Në korrik ishte dhe dasma madhështore e moderatorëve dhe këngëtarëve, Turian Hyska dhe Orinda Huta, gjatë të cilës Turi i dedikoi një këngë dashurisë së jetës së tij.
- Një tjetër dasmë e rëndësishme VIP, ishte dhe ajo e aktorit Bes Kallaku me këngëtaren bukuroshe Xhensila Myrtezaj, të cilët kurorzuan dashurinë e tyre në fillim të shtatorit 2017. Dasma e tyre ishte një nga më të pëlqyerat e publikut, pasi e përfshinë më tepër këtë të fundit, duke bërë dhe një dasëm në fshatin Bubq ku Besi është rritur, vetëm për banorët dhe fansat çiftit. Gjithashtu fustanet e Xhensilës, kostumet e Besit dhe dekori i dasmës u pëlqyen shumë. Qershia mbi tortë e dasmës ishin këngët që ata i dedikuan njëri-tjetrit.
- Dasma që i vuri kapakun kësaj periudhe ishte ajo e reperit Getoar Selimi me moderatoren bukuroshe Marina Vjollca, javën e dytë të shtatorit. Dhe kjo dasmë nuk mund të kalonte pa vëmendjen e publikut, dhe pse ne fillim çifti u shpreh se do realizonte një ceremoni private. Por, nuk ndodhi ashtu, pasi fotot dhe vido nga ceremonia e tyre u shfaqën kudo nëpër rrjete sociale, duke u komentuar për çdo detaj.
- Një tjetër ngjarje që bëri zhurmë në 2017-ën ishte largimi i moderatorit, Adi Krasta nga Top Channel, pas një sezoni të suksesshëm të “E Diell. U përfol se ai po përgatitej për një emision që do transmetohej të shtunave, dhe që vendin e tij e zuri Luana me “Shiko kush Luan”.
- Largimi tjetër nga i njëtji televizion, që u përfol shumë, ishte ai i moderatores së emisionit “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu, në tetor të 2017-ës pasi u gjobit nga televizioni se i ka bërë reklamë biznesit të këngëtares Rezarta Shkurti, pa miratimin e produksionit.
- Nga ana tjetër në tetor të këtij viti, këngëtarja Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda konfirmuan lidhjen e tyre, pasi e mohuan për një kohë të gjatë. Duhet ta pranojmë që janë një çift shumë i bukur bashkë.
- Moderatorja Adela Xhemani u nda nga jeta në mënyrë tragjike si pasojë e një ataku kardiak në orët e vona e vetme në shtëpi në tetor të këtij viti.
- Ndërsa nëntori ishte padyshim muaji i shqiptarëve. Rita Ora shkëlqeu gjatë prezantimit të MTV EMA 2017 dhe fitoi një çmim, ndërsa nga ana tjetër ishin dhe 3 shqiptarë të tjerë të nominuar për çmim në këtë kompeticion: Dua Lipa, Ermal Meta, që përfaqësonte Italinë dhe Xeni që përfaqësonte Zvicrën.
- Një ngjarje tjetër e rëndësishme këtë vit është dhe ardhja e këngëtares më famë botërore, Emeli Sande në Tiranë, e cila mbajti një koncert madhështor për “Natën e Bardhë”.
- Një tjetër humbje e madhe ishte dhe ndarja nga jeta e kompozitorit të mirënjhohur Aleksandër Lalo në nëntor të 2017-ës. Në këtë periudhë ai ishte bërë pjesë e jurisë së emisionit “Ces’t la Vie”, të prezantuar nga Marina Vjollca.
- Për moderatoren bukuroshe Viola Spiro, nëntori nuk ishte dhe aq i dashur me të, pasi i dashuri i saj u arrestua nga autoritetet italiane për trafik droge. Viola nuk u prononcua kurrë për këtë ngjarje, megjithëse mediat italiane shkruajtën mjaftueshëm për lidhjen e tyre dhe pjesmarrjen e të dashurit të saj në grupet kriminale.
- Dhe pse shumica e dasmave VIP u bënë në periudhën e verës, kjo nuk do të thotë se nuk mund të martohesh në dimër dhe të bësh dasmën më të veçantë VIP të 2017-ës. Ishte pikërisht Angela Martini, e cila i dha fund beqarisë, duke kurorzuar lidhjen e saj me biznesmenin rumun Dragos Savulsecu. Ajo që tërhoqi vemendjen në ceremoninë e tyre ishte pikërisht fusani i zi që kishte zgjedhur nusja. Megjithatë më vonë Angela zbuloi se kishte veshur dhe fustan të bardhë. Shoqëruesja e nuses ishte shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Bleona Qerreti.
- Në dhjetor të këtij viti u mbyll dhe kompeticioni “Dance With Me”, i cili bëri shumë “zhurmë” për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme dhe largimeve e prurjeve të reja në mes të sezonit. Çifti triumfues i këtij edicioni te DWM u shpall Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu.
- Ndërsa viti u mbyll me shumë sukses dhe për këngëtarët Anxhela Peristeri, që fitoi festivalin “Kënga Magjike” dhe Eugent Bushpepa, i cili fitoi “Festivalin e Këngës në RTSH”.
- Megjithatë dhjetori erdhi me një lajm jo shumë të bukur nga këngëtarja Era Istrefi, e cila i dha fund lidhjes profesionale dhe dashurore me menaxherin e saj Faton Shoshi.
- Dhe për ta mbyllur vitin, menduam se erdhi një lajmi i mirë nga këngëtari Kastro Zizo, i cili ftoi miqtë për shpalljen e fejesës nëpërmjet mesazheve, por një ditë më vonë ai u shpreh se nuk ishte fejuar, por dikush kishte hakuar aplikacionin e WhatsApp.




