Të gjitha duan fustane me një shpatull jashtë!

Nuk janë ndonjë gjë e re në botën e fashionit, por janë zgjedhja e duhur e momentit. Stilistët më të mëdhenj e kanë pasur prezent nëpër sfilatat e tyre që nga Michael Kors tek Badgley Mischka e celebritetet kanë filluar t’i veshin bindshëm, përmendim Cheryl Cole e Freida Pinto.  Por cfarë kanë kaq të vecantë këto fustane?   Ndoshta është prerja që lejon të duket pak më tepër lëkurë, por  me më tepër klas se minifundet apo dekoltetë e theksuara. Një shpatull jashtë dhe pak kurriz i zbuluar është shumë sexy.  Një tjetër plus i këtyre fustaneve është se prerja asimetrike mund të ketë një efekt viziv hollues të trupit tuaj. Kjo është arsyeja më bindëse  për t’a pasur në garderobë apo jo?


 

Advertisement