Tirane – Sot fillon procesi i aplikimeve per pasaportat biometrike

25 marsi do të jetë data që do të shënojë nisjen e aplikimeve për pasaportat biometrike. Fillimisht procesi do të nisë në kryeqytet, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë Shqipërinë. Sipas Ministrisë së Brendshme, qytetarët do të mund të aplikojnë për pasaportat biometrike në qendrat përkatëse të çdo njësie bashkiake. “Procesi i aplikimit për pasaportë biometrike është i njëjtë me procesin e aplikimit për letërnjoftim elektronik, thjesht qytetarët duhet të blejnë pranë zyrave postare kuponin për pasaportën biometrike”, njofton në një deklaratë për shtyp ministria. Sipas ministrisë, pasaportat biometrike do të shënojnë një mundësi më shumë për liberalizmimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i drejtohen zyrave të aplikimit për dokumentat e reja të identitetit, letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike.
Advertisement