Është një nga pjesët më të diskutuara të videos së re të Taylor Swift, prezantuar për herë të parë në MTV VMA 2017: bëhet fjalë për skenën ku artistja është në një vaske plot me diamantë. Shumë kanë menduar se kishte lidhje me vjedhjen që ju bë Kim Kardashian-it në Paris ku shumë bizhuteri ju vodhën dhe e lanë të lidhur në një vaskë.


Taylor këndon: “Nuk më pëlqejnë krimet e tua perfekte/ si qesh kur gënjen/ the që pistoleta ishte e imja/ nuk është bukur, jo nuk më pëlqen.

Advertisement

Ajo që nuk dinim është se bizhuteritë e përdorura në video janë mëse të vërteta. Sipas Daily Mail të gjitha së bashku shkojnë në vlerën e 10 milionë dollarëve. Mbajnë firmën e Neil Lane, i cili ka dizenjuar edhe unazën në formë gjarpri që këngëtarja e vë në një tjetër skenë të “Look What You Made Me Do”.

Nëse nuk e keni parë ende videon ç’prisni? Ja tek e keni 🙂