Nëse një pjesë e mirë e juaja e kaloi fundjavën duke ngrënë gjëra që S’DUHET t’i hante apo duke parë serialin e radhës në Netflix, në një botë paralele, Dua po mendonte për të na surprizuar me veshjet e radhës.
Gjithnjë e më tepër Dua Lipa po tërheq vëmendje me stilin e saj që është krejt ndryshe nga trendet e përditshme që ju ndodh të shihni nëpër Instagram. Kësaj here, veçanërisht vëmendjen e morën tangat e saj- që janë 100% të sajat dhe jo pa arsye.
Para se të kalojmë aty, mrekullohuni pak me fustanin rozë me thurje, tek i cili në zonëne gjoksit është vendosur Patrick nga SpongeBob.
Në pjesën e prapme, Dua kishte personalizuar emrin e saj- DUA- dhe s’mund të dukej më seksi.