VIDEO/ Momenti kur Rita Ora i thërret Bebe Rexhës “motra ime shqiptare”

Mbrëmë u mbajt “MTV Europe Music Awards 2022”, ku prezantuese ishte Rita Ora dhe partneri i saj, Taika ëaititi. Vëmendje të madhe morën dhe artistet e tjera shqiptare që ishin të pranishme si Bebe Rexha, Ava Max si dhe Loredana. Kjo e fundit fitoi çmimin si artistja më e mirë në Zvicër.

Bebe Rexha dhe David Guetta fituan çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”. Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte kur Rita dhe Bebe po luanin një lojë në skenë teksa Ora e quajti “motra ime shqiptare”.“Hidhe fort topin, unë e di që mund ta bësh, ti je motra ime shqiptare”, u dëgjua të thoshte Rira Ora.

Advertisement