Boy banda britanike do të ngjitet në skenë e plotë, me të gjithë anëtarët, për të prezantuar albumin e fundit PROGRESS. Shfaqja e parë e Take That në skenën e famshme të muzikës italiane ka qenë në vitin 1994, kur interpretuan live RELIGHT MY FIRE. Në vitin 1996 grupi u rikthye në Sanremo pa Robbie Williams, për të prezantuar HOW DEEP IS YOUR LOVE dhe në vitin 2007 për SHINE. Prezenca e Take That është konfirmuar tashmë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit AWARDS 2011 që do të zhvillohen më 13 shkurt në Stadiumin O2 të Londrës.


