Bëhuni gati!

Sipas deklaratave të Brian Friedman për MTV, Princesha e Popit u tremb shumë kur e pa për herë të parë koreografinë, por tani e ekzekuton atë për mrekulli. “Mendoj se do t’i lërë pas të gjithë me videon e re. Britney ka lindur për të kërcyer dhe kjo është kënga më dance që ka bërë ndonjëherë. Është një femër 30 vjeçare, e fortë dhe e pavaruar dhe pikërisht këtë do të demonstrojë”,- ka thënë koreografi. Pas një periudhe pushimi, Friedman është rikthyer të punojë me Britney. Ai ka qenë koreografi dhe miku i saj që prej kohëve të OOPS I DID IT AGAIN TOUR për të vazhduar më tej në 2001 si krahu i djathtë i koreografit të shquar Wade Robson. Ka bashkëpunuar me Britney-n deri në ONYX HOTEL TOUR të 2004-ës. Veç këtyre ka qenë edhe ideues dhe koreograf i OVERPROTECTED dhe TOXIC. Me zorr po presim të shikojmë videon e përfunduar.

Advertisement