Bateristi i Amy Winehouse parlajmëron se këngë të padëgjuara më parë mund të publikohen: “Nësë është muzikë e mirë, njerëzit meritojnë ta dëgjojnë.”

Related image

Advertisement

“Jam shumë i dyjëzuar për publikimin e këtyre këngëve, por në të njëjtën kohë mendoj se është muzikë e mirë dhe se njerzit meritojnë ta dëgjojnë. Ne regjistruam disa gjëra në Shën Lucia dhe asnjë nga ato nuk është dëgjuar mesa di unë,” tha ai për Bang Showbiz.

Megjithatë ai tregon se nuk është fort e drejtë t’i publikojë këto këngë pa Amy-n, sepse ajo ishte mbrojtëse shumë e madhe e muzikës së saj.

“Jam i sigurt se njerëzit kanë pamje ose video diku. Nga njëra anë, është turp t’i mbajmë sekret, por nga ana tjetër e di qe Amy nuk do e donte publikimin e tyre, e them këtë thjesht duke e njohur.”

Related image

Ai tregon se ajo donte që të futej në studio e të shkruante e vetme, të shkruante gjërat e saj.

“Mendoj se një artist që është në kontakt me ndenjat e tij, duhet të ndihet sikur çdo gjë u përket atyre dhe të kenë gjurmë në atë çka shkruajnë.”