Supermodelja, Gigi Hadid në pritje të ëmbël

Supermodelja, Gigi Hadid dhe i dashuri i saj, Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmi u bë publik nga tabloidi TMZ, i cili raporton se modelja është në javën e 20-të të shtatzënisë, ndërsa gjinia e bebushit mbetet ende surprizë.

Advertisement

Pak ditë më parë, Gigi festoi 25-vjetorin e saj dhe në fotot e postuara shkroi se kaloi “ditën më të ëmbël, duke festuar 25-vjetorin në karantinë me familjen.”

Gigi dhe Zayn, u rikthyen me njëri tjetrin në muajin janar të këtij viti, pas shumë ndarjesh e ribashkimesh të mëparshme, kështu që ardhja e një bebushi duket si ogur i mbarë i një fillimi të ri.

Burimi: Opinion.al